Aktualitet

E inaguruar rreth 100 vite më para! Rënia drastike e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës "shfaq" monumentin e Mbretit Zog I në Kukësin e Vjetër

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë në pikën më të ulët të viteve të fundit, duke detyruar ndalimin e plotë të prodhimit të energjisë nga hidrocentrali i Fierzës. Të gjitha turbinat janë jashtë funksionit, ndërsa pragu minimal teknik për funksionimin është afro 240 metra mbi nivelin e detit.

22 Tetor 2025, 20:17 Nga M.L
E inaguruar rreth 100 vite më para! Rënia drastike e nivelit të
Foto ilustruese

KUKËS- Situata hidrike në kaskadën e Drinit është përkeqësuar ndjeshëm, duke arritur nivele kritike. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë në pikën më të ulët të viteve të fundit, duke detyruar ndalimin e plotë të prodhimit të energjisë nga hidrocentrali i Fierzës. Të gjitha turbinat janë jashtë funksionit, ndërsa pragu minimal teknik për funksionimin është afro 240 metra mbi nivelin e detit.

Rënia ekstreme e ujit ka nxjerrë mbi sipërfaqe edhe monumentin e Mbretit Zog I në Kukësin e Vjetër, një vepër monumentale e mjeshtrit të madh Odhise Paskali, e cila u inaugurua më 8 tetor 1932.

Situata është e rëndë edhe në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ku prodhimi i energjisë është reduktuar në minimum për të shmangur kolapsin e sistemit. Rënia e vazhdueshme e prurjeve ka sjellë pasoja të mëdha për rezervat ujore dhe sigurinë energjetike të vendit./ Dosja.al

liqeni i fierzes monumenti i mbretit zog 1 kukes i vjeter

Sondazh

Poll