Aktualitet

EMRAT/ Bashkëshorti ekzekuton me armë 29-vjeçaren shqiptare në Kanada, nënë e katër fëmijëve vritet në mes të parkingut! Policia qëllon për vdekje autorin

Krimi ka ndodhur në një parking në zonën e Bramptonit, ku autori, pas një konflikti ende të paqartë, e ka qëlluar gruan disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas informacioneve të para nga autoritetet kanadeze, burri më pas ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar të largohet me makinë nga vendngjarja.

22 Tetor 2025, 20:01 Nga M.L
EMRAT/ Bashkëshorti ekzekuton me armë 29-vjeçaren shqiptare
Savannah Kulla

SHBA- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Brampton të Kanadasë mëngjesin e së dielës, ku një grua shqiptare, Savannah Kulla, 29 vjeç, u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç. Viktima ishte nënë e katër fëmijëve të mitur. Krimi ka ndodhur në një parking në zonën e Bramptonit, ku autori, pas një konflikti ende të paqartë, e ka qëlluar gruan disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas informacioneve të para nga autoritetet kanadeze, burri më pas ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar të largohet me makinë nga vendngjarja.

Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël, tre djem dhe një vajzë njëvjeçare. Vajza u bë objekt i një Amber Alert pasi dyshohet se u mor nga babai i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper, menjëherë pas ngjarjes tragjike. Policia ka bërë të ditur se foshnja u gjet e sigurt pak kohë më vonë, pasi u la tek të afërm në rajonin e Niagarës.

Deschepper, i cili është identifikuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Kullës, humbi jetën të mërkurën në mëngjes pas një përplasjeje me forcat e policisë në një pikë karburanti në Niagara Falls. Një grua tjetër, e cila po e drejtonte automjetin ku ndodhej Deschepper në atë moment, pritet të përballet me akuza, sipas Njësisë së Hetimeve Speciale të provincës. Në vendin ku ndodhi vrasja, në kryqëzimin mes Queen Street East dhe Airport Road, janë vendosur buqeta me lule në nder të viktimës./ Dosja.al

savannah kulla anthony deschepper

Sondazh

Poll