Aktualitet

Iu gjet 51 kilogramë hashash me vlerë tregu 220 mijë euro, goditet grupi kriminal shqiptar në Itali

Policia italiane dyshon se pas këtij rrjeti, qëndrojnë grupe kriminale, të cilat kanë lidhje me Shqipërinë.

22 Tetor 2025, 19:50 Nga E.d
Iu gjet 51 kilogramë hashash me vlerë tregu 220 mijë euro,
Foto ilustruse

ITALI- Autoritetet italiane kanë gjetur dhe sekuestruar 51 kilogramë hashash në Bari të Italisë. Policia italiane dyshon se pas këtij rrjeti qëndrojnë grupe kriminale, të cilat kanë lidhje me Shqipërinë.  Mediat italiane shkruajnë se këto grupe janë të njohura për trafikun e drogës në zonën e Mesdheut. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar nga policia, do të kapte vlerën e 220 mijë euro në se do të hidhej në treg.

Lënda narkotike prej 51 kilogramësh ishte e ndarë në njëqind blloqe të mbështjella me plastikë. Ato ishin fshehura brenda një koshi të varrosur nën një pemë të madhe lisi. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar personat përgjegjës për ruajtjen dhe menaxhimin e drogës. Ndërsa organet e drejtësisë theksojnë se të gjithë të përfshirët, gëzojnë presumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor./Dosja.al

itali 51 kilogramë hashash policia

Sondazh

Poll