Aktualitet

DELVINË/ 9.5 miliardë lekë humbje të shkaktuara nga zjarret gjatë verës, Besmir Veliu: Do të dëmshpërblehen të gjithë banorët e prekur

Besmir Veliu u shpreh se zjarret e rëna gjatë muajti korrik dhe gusht, kanë shkaktuar dëmë të mëdha materiale dhe financiare.

22 Tetor 2025, 13:27 Nga E.d
DELVINË/  9.5 miliardë lekë humbje të shkaktuara nga zjarret
Foto ilustruse

DELVINË- Kryetari i bashkisë së Delvinës ka deklaruar sot se është mbyllur vlerësimi i dëmeve të shkaktuar në Delvinë, nga zjarret e rëna gjatë muajve të verës. Besmir Veliu u shpreh se zjarret e rëna gjatë muajti korrik dhe gusht, kanë shkaktuar dëmë të mëdha materiale dhe financiare.

Veliu tha se janë konstatuar 16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë dhe janë djeguar gjithashtu 30 krerë bagëti. Nga vlerësimet e grupi të punës, dëmet kapin shifrën e 9.5 miliardë lekëve.

 “U konstatuan 16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë djegur 30 krerë si dhe dy kisha të dëmtuara në zjarret e ndodhura në fund të korrikut në Njësinë Administrative të Vergoit, kryesisht në fshatin Senicë e Kalasë dhe nga zjarri në muajin gusht në qytet në Bashkinë e Delvinës. Me anë të një VKM të veçantë, qeveria do dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur”, tha Veliu./Dosja.al

besmir veliu delvinë 9.5 miliardë lekë

Sondazh

Poll