Bota

Sulm terrorist në Izrael, humbin jetën tre arabë dhe plagosen 12 të tjerë

6 Shkurt 2020, 13:43 Nga DOSJA
Sulm terrorist në Izrael, humbin jetën tre arabë dhe plagosen 12

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Izrael ditën e sotme, ku kanë mbetur të vdekur tre arabë, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas mediave të huaja, sulmet kanë ndodhur vetëm një javë pasi administrata Trump publikoi ​​planin e shumëpritur të Paqes për Lindjen e Mesme.

Plani ka shkaktuar thirrje nga nacionalistët izraelitë që Izraeli të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor.

Plani i Trump “krijoi këtë mjedis tensioni dhe përshkallëzimi,” – tha Nabil Abu Rdeneh, një zëdhënës i Presidentit Palestinez Mahmoud Abbas, për agjencinë zyrtare të lajmeve palestineze, WAFA.

Nuk është mësuar akoma personi që krijoi sulmin, ndërkohë policia po heton mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në lagjen ku jeton një popullsi e madhe arabe.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se sulmuesi do të arrestohet.

“Është vetëm çështje kohe dhe s’ka shumë kohë.”- tha Netanyahu.

Burimi: apnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael netanyahu sulm ne izrael izrael netanyahu sulm ne izrael

Sondazh

Poll