Aktualitet

Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohet 25-vjeçari brazilian, sekuestrohet një shumë parash (PAMJET)

Braziliani i arrestuar e detyronte 24-vjeçaren të kryente prostitucion, në një ambient të marrë me qera.

22 Tetor 2025, 12:39 Nga E.d
Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohet
Foto ilustruse

TIRANË- Polica ka goditur një rast tjetër prostitucioni në kryeqytet. Ditën e sotme policia ka arrestaur një 25-vjeçar me origjinë nga Brazili, pasi shfrytëzonte një 24-vjeçare braziliane për prostitucion. Braziliani i arrestuar e detyronte 24-vjeçaren të kryente prostitucion, në një ambient të marrë me qera. Policia ka arrestuar edhe 24-vjeçaren që ushtronte prostitucionin. Gjatë kontrollit fizik policia ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e cila dyshohet të jetë përfituar nga prostitucioni.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit. Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; -G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore. Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë 24-vjeçare prostitucion

Sondazh

Poll