Politike

Zgjedhjet në Vlorë/ Berisha: Ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Gjergj Nika, i cili ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjen e 9 nëntorit, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike.

20 Tetor 2025, 13:10 Nga E.d
Zgjedhjet në Vlorë/ Berisha: Ne do mbështesim kandidatin që
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se PD-ja do të mbështese kandidatin të cilin ata kanë propozuar, në zgjedhjet e pjesshme, të cilat do të mbahen në bashkinë e Vlorës. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Gjergj Nika, i cili ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjen e 9 nëntorit, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike.

Kryedemokrati tha nga zyra e selisë blu se Nika është këshilltar i propozuar nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Sipas tij ai se nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

"Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me PD. Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim. Nuk kemi asnjë lidhje me atë kandidatin kallp. Edhe ai nuk ka thënë se, është kandidat i PD. Ai ka thënë jam i pavarur. I pavarur, tjetër problem," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha gjergj nika pd

Sondazh

Poll