Politike

‘Mesazhi për Dumanin’/ Berisha: Avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese, skllavit të pasurive të tij të paligjshme

Në fjalimin e tij para ambjenteve të SPAK për gazetarët, Berisha e ka quajtur Dumanin avokat të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armik të pluralizmit.

20 Tetor 2025, 11:15 Nga E.d
‘Mesazhi për Dumanin’/ Berisha: Avokatit të McGonigal,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka treguar mesazhin që i ka lënë Kreut të SPAK, Altin Dumani. Në fjalimin e tij para ambjenteve të SPAK për gazetarët, Berisha e ka quajtur Dumanin avokat të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armik të pluralizmit. Gjithashtu e ka quajtur edhe "skllav" të pasurive të paligjshme.

"A mund të lexoj pak mesazhin që i lashë Altin Troplinit. Altin Troplinit, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve dhe të tjerë. Ky është mesazhi," tha Berisha./Dosja.al

altin dumani spak sali berisha

Sondazh

Poll