Politike

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës/ Berisha: Altin Dumani është bashkëfajtor! Pse nuk hapi proces penal për shkelje ligji?

Gjatë një fjalimi për gazetarët para SPAK, Berisha u shpreh Dumani është bashkëfajtuar pasi nuk hapi një proces penal për shkelje të ligjit.

20 Tetor 2025, 11:22 Nga E.d
Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës/ Berisha: Altin Dumani
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Kreu i SPAK, Altin Dumani është bashkëfajtor për arrestimin e dhunshëm të ish-Presidentit Meta. Gjatë një fjalimi për gazetarët para SPAK, Berisha u shpreh Dumani është bashkëfajtuar pasi nuk hapi një proces penal për shkelje të ligjit.

Kryedemokrati tha se me këtë veprim Dumani tregoi që nuk ishte një prokuror. Kjo pasi procesi ishte i tij, jo i një prokurori tjetër.

"Komenti im është ky. Sa herë, po të ketë prokurorë të vërtetë, prokurori hap procesin penal kundër atij që shkel ligjin. Ky lan duart si Ponc Pilati se është absolutisht vepër e rakorduar me SPAK-un, BKH-në dhe Policinë e Shtetit me urdhër të Edi Ramës. Ky, vetëm sa faktoi që nuk është një prokuror. Se në qoftë se ndodh... se procesi ishte i tij, nuk ishte i ndonjë prokurorie tjetër. Dhe në rast se një person, me proces në SPAK, shikoni se çfarë burri është. Ky dëshmoi se është komplicit edhe në këtë akt," tha Berisha./Dosja.al

altin dumani ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll