Politike

Rama: Shqipëria do të ketë identitetin digjital një vit para BE-së, transformim me AI në çdo sektor

Në fjalën e tij, Rama tha se ky do të jetë një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.

20 Tetor 2025, 12:50 Nga I.A
Rama: Shqipëria do të ketë identitetin digjital një vit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. Në fjalën e tij, Rama tha se ky do të jetë një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.

Rama tha se Shqipëria e 2030-ës do të jetë shumë ndryshe nga sot, ndërsa shtoi se jeta e qytetarëve do të lehtësohet më shumë përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë.

"Bashkimi Europian po ashtu për identitetin digjital, dhe objektivi i shpallur është që qytetarët e BE-së do të shpallen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një vit më parë, kjo për të rikujtuar se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë, është një përparësi e jashtëzakonshme, që unë e quaj bekim të kësaj kohe. Përmes teknologjisë digjitale vendet do të mund të imagjinojnë që të kapërcejnë epoka që do i kishin të pamundura me progresin linerar. Ne besojmë shumë te teknologjia e inovacionit, duke u bërë vendi lider në rajon për shërbimet publike duke u mbështetur tek inovacioni. Tani jemi të angazhuar në një punë për të krijuar acilator që do të mbështesë ministren tonë të jashtme, që do të na ndihmojë në çdo sektor për të kapërcyer sfidat.

Nga paraja cash tek ajo digjitale do të thotë më shume siguri, transparencë dhe më shumë të ardhura për konsumatorin. Besojmë që përmes teknologjisë dhe AI kemi premisa për të krijuar kushte më të mira dhe cilësore për trajtimin shëndetësor, pa dyshim për sistemin arsimor, po punojmë për të digjitalizuar dhe sistemin tonë të transporteve. Dua të theksoj që po ecim me hapa të shpejtë lidhur me zbatimin e projektit të madh që do të na ndihmojë të digjitalizojmë përmes kamerave, monitorimin e trafikut, duke nisur nga Tirana. Do të kemi një pamje shumë më mbështetëse sa i takon mbledhjes së të dhënave, luftës kundër kriminalitetit. Ne do të jemi në gjendje që ta çojmë Shqipërinë 2030 në një nivel krejt tjetër nga ky që jemi sot. Të lehtësojmë përditshmërinë e qytetarëve me më pak konsum kohe dhe energjie," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll