Politike

Nëna me fëmijën ndërroi jetë nga zjarri në banesë, kryebashkiaku i Maliqit: Bashkia do të mbulojë të gjitha shpenzimet

Në fjalën e tij për mediat, Topçiu shtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat e zakonshme. 

20 Tetor 2025, 10:50 Nga I.A
Nëna me fëmijën ndërroi jetë nga zjarri në
Gëzim Topçiu

MALIQ- Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka deklaruar se të gjitha shpenzimet për ngjarjen e rëndë ditën e djeshme, ku zjarri në një banesë i mori jetën 40-vjeçares Merjeme Hazisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka, do të mbulohen nga bashkia. Në fjalën e tij për mediat, Topçiu shtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat e zakonshme. 

”Një situatë e vështirë jo vetëm për ne si institucion por për të gjithë qytetarët e Maliqit, të cilët shprehin ngushëllimet për familjen. Shpresojmë që vajza të bëhet mirë, i urojmë shërim të shpejtë dhe patjetër që bashkia do të jetë në mbështetje të familjes me të gjitha mundësitë që ne kemi, për ta mbështetur financiarisht por jo vetëm. Do të jemi çdo ditë krah kësaj familje. Qyteti sot është në zi të plotë. E ngushëlloj familjen, i jap forcë në emër të pushtetit vendor dhe le të shpresojmë që vajza të bëhet mirë.

Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me ceremoninë por jo vetëm, do të mbulohen nga bashkia. Unë do të marr disa nisma personale me bizneset sepse aty do të jetë ndërhyrja më e shpejtë, për të mos pritur proçedurat ligjore që ndonjëherë zgjatin shumë. Rasti është i veçantë dhe ne duhet të ndërhyjmë sa të kemi mundësi. Nga informacioni që kam, familja ka qenë pjesë e shërbimit social dhe e qendrës komunitare që ne kemi aty.

Nuk besoj që ne nuk mund të kemi pasur ndihmat e nevojshme, rasti është fatkeq. Ne kemi raste të shumta të tilla që i trajtojmë, i mbështesim dhe kështu do të vazhdojmë. Këto raste nuk janë vetëm detyrim ligjor por duhet të jenë kambanë alarmi për të gjitha institucionet. Ky do të jetë rast që do na japë forcë më shumë për të marrë masa më të rrepta e më të gjera për ti mbështetur,” tha Topçiu./Dosja.al

gëzim topçiu merjeme hazisllari

Sondazh

Poll