Politike

"Dosjen e Ballës po e hanë minjtë në SPAK"/ Berisha: Sipas Kushtetutës Irena me 5 mbiemra, nuk mund të jetë gjykatëse

Në një deklaratë para ambjenteve të SPAK për gazetarët, Berisha u shpreh se mospezullimi i saj nga detyra është një akt i turpshëm dhe një dëshmi që është "shkelmuar" Kushtetuta.

20 Tetor 2025, 11:16 Nga E.d
"Dosjen e Ballës po e hanë minjtë në SPAK"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas Kushtetutës gjyqtarja Irena Gjoka nuk duhet ta ushtrojë më profesionin e saj. Në një deklaratë para ambjenteve të SPAK për gazetarët, Berisha u shpreh se mospezullimi i saj nga detyra është një akt i turpshëm dhe një dëshmi që është "shkelmuar" Kushtetuta.

Sipas Berishës, personat e institucioneve Kushtetuese siç është gjykata, nuk mund të ushtrojnë më këto detyra nëse  integriteti i tyre është cënuar. Kreu i PD-së deklaroi se dosja e Kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është në ambjentet e SPAK, dhe siç e quan ai "po e hanë minjtë", pasi nuk po shqyrtohet.  

"Do ta pyes avokatin tim. Nuk kam një përgjigje. Unë besoj se po, por një përgjigje përfundimtare do ta merrni pasi unë të jem konsultuar me avoketërit, pasi siç keni konstatuar, në profesionin e tyre ata kanë një hapësirë të gjerë dhe unë nuk është se i ndjek ata me lupë. Por ky akt është i shëmtuar, i turpshëm. Është shkelmuar Kushtetuta që në mënyrë eksplicite kërkon që personat e institucioneve Kushtetuese siç është gjykata, nuk mund të jenë në këto detyra nëse kanë integritetin e cënuar. Janë cenuar 3 ligje që i çojnë në burg ata që i shkelnin, dhe kjo ka shkelur këto 3 ligje në mënyrë ekzemplare. Natyrisht ju garantoj se, me këtë çështje Gjykata e Strasburgut, sigurisht jo vetëm në rastin tim, se këtu janë me qindra procese dhe këta përpiqen ta mbyllin këtë gjë, pikërisht me këto procedura, por nuk e mbyllin dot kurrë, sepse është shumë e qartë. Një vendim i dhënë nga gjykatës që nuk mund të ishte gjykatës, nuk ka asnjë vlerë.

Kjo nuk mund të ishte gjykatëse. Besoj se jemi në kushtet kur në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe 3 ligjeve me 3/5, Irena me 5 mbiemra që ka për avokat Altin Troplinin, nuk mund të ishte gjykatëse. Por Irena peng e cila është taman ikona e zezë e këtij sistemi të Xhorxh Sorosit, ajo vazhdon mbahet në të ashtuquajturin hetim paraprak pa emër të Altin Troplinit, formë hetimi që ky bashkëpunëtor në krime e përdor për të mbrojtur kriminelë. Dua të ju informoj këtu se, dosja 26 ‘Toyota Yaris’ që ka shkuar në gjykatë, ka shkuar pa fashikullin e Taulant Begoyaris, i cili është person kryesor siç e dini, jo vetëm në deklaratat në parlament, por është person kryesor në përgjimet që i janë bërë Erion Daupajt, ku ajo në mënyrë të përsëritur flet për Taon që bën gjithçka, ministër tani më, që bën gjithçka për të tërhequr edhe njëherë të gjitha pasuritë e konfiskuara në polici, në mënyrë që ti votojë e të mos i japë. Pra, këtë Altin Troplini nuk e ka dërguar në gjykatë. Çfarë ka bërë? Ka krijuar gjoja aty një fashikull 26/1, dhe asgjë, po e hanë minjtë në raftet e tij. Ky është një shembull," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd spak

Sondazh

Poll