Politike

Mandati i Sonila Bejtjas/ Berisha: Gjykata Kushtetuese shkeli jo vetëm Kushtetutën, por edhe ligjin e saj

Në fjalimin e tij për gazetarët, para ambjenteve të SPAK, Berisha u shpreh se ky ishte një akt antikushtetues dhe një konflikt flagrant interesi.

20 Tetor 2025, 11:20 Nga E.d
Mandati i Sonila Bejtjas/ Berisha: Gjykata Kushtetuese shkeli jo vetëm
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se vendimi për largimin e gjyqtares Bejtja, tregoi që Gjykata Kushtetuese jo vetëm shkeli Kushtetutën por edhe ligjin e saj. Në fjalimin e tij për gazetarët, para ambjenteve të SPAK, Berisha u shpreh se ky ishte një akt antikushtetues dhe një konflikt flagrant interesi.

Këtë Berisha e argumentoi, duke thënë se Sonila Bejtja kishte marrë mandatin në vitin 2020 dhe Kushtetuta dhe ligji i parashikonte asaj mandatin 8-vjeçar. Në fund Kreu i PD-së, tha se të gjithë këto veprime janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

"Tani, ai ishte një akt antikushtetues. Absolutisht antikushtetues. Citova Kushtetutën, citova ligjin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin e shkeli në mënyrë flagrante vetë Gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh kurrë që hajde të mblidhemi të gjykojmë se si na takon ne. Po ky është konflikti më flagrant i interesit. Nuk ndodh kund kjo përveçse në Shqipëri ku ndodh çdo gjë. Ku nuk ka sistem. Që në këtë moment, që ata bënë gjyqin se cilin të përzëmë, ky ishte turpi i tyre. Se ata, akti i parë, duhej t’i thonin Bajram Begajt, se ne jemi në konflikt interesi, ne nuk mund ta gjykojmë këtë problem.

E dyta, Sonila Bejtja kishte marrë mandatin në vitin 2020 dhe Kushtetuta dhe ligji i parashikojnë asaj mandatin 8-vjeçar. Së treti, nuk është kurrë presidenti që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me shkresë ‘më zgjidh këtë problem’. Tani, unë e kuptoj, nëse presidenti donte ta zgjidhte, i thoshte parlamentit: parlament, keni bërë një ligj, ligjin e Gjykatës Kushtetuese, ku keni shkruar se forma e rotacionit aplikohet gjer në vitin 2022. Prandaj hiqeni këtë afat, në mënyrë që të vazhdojë forma e rotacionit gjer në vitin 2032. Pra, gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd spak

Sondazh

Poll