Sport

VIDEO/ Zhurmë për dy kartonë të kuq, Reali në krye të LaLigës falë një goli të Mbappe...

Real Madridi ngjitet sërish i pari me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që e ndjek.

20 Tetor 2025, 00:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Zhurmë për dy kartonë të kuq, Reali në krye

SPANJE - Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat pas pauzës së kombëtareve, ku protagonist ishte sërish Kylian Mbappe. “Los Blancos” mundi 0-1 rivalët e kryeqytetit, Getafen, ku polemikat nuk munguan.

Në minutën e 77-të, mbrojtësi i sapofutur, Nyom u ndëshkua me një karton të kuq të mbushur me polemika dhe tre minuta më vonë Kylian Mbappe tundi rrjetën.

Pas 4 minutash, vendasit u ndëshkuan dhe me kartonin e dytë të kuq, duke ia bërë më të lehtë ekipit të Alonsos për të ruajtur rezultatin. Kështu Real Madridi ngjitet sërish i pari me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që e ndjek.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll