Sport

VIDEO / Leao përmbys Fiorentinën dhe ngjit Milanin në krye!

Gosens i jep shpresë Fiorentinës, pastaj sulmuesi portugez i kthen gjërat në normalitet me një goditje të bukur me të djathtën dhe një penallti. Skuadra e drejtuar nga Piolit është gjithnjë e më në krizë.

19 Tetor 2025, 22:53 Nga DOSJA
VIDEO / Leao përmbys Fiorentinën dhe ngjit Milanin në krye!

ITALI - Në ndeshjen e fundit të raundit të 7-të të Serie A, Milani përmbysi disavantazhin për të mposhtur Fiorentinën 2-1, duke marrë në zotërim vendin e parë përpara Interit, Napolit dhe Romës . Pas një pjese të parë me ritëm të ngadaltë dhe pa ngjarje, ndeshja mori hov në pjesën e dytë. Në minutën e 56-të, Fiorentina e theu kaloi në avantazh. Ranieri e ktheu topin me kokë, por Maignan nuk arriti ta largojë si duhet dhe nga një rrëmujë në zone përfiton Gosens që kishte në portën e zbrazët.

Gëzimi i toskanëve zgjati vetëm shtatë minuta, derisa Leao e befasoi De Gean me një gjuajtje me të djathtën nga distanca. Allegri luajti me Gimenez, dhe meksikani fitoi një penallti në minutat e fundit (një mbajtje nga Parisi nuk u vu re nga Martinelli, por nga VAR), të cilën portugezi e shndërroi në gol duke i dhënë 3 pikët dhe kreun Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll