Sport

Uzuni vazhdon ëndërrën për trofe në Amerikë, përballë ka ish-yllin e Premier League!

I vetmi nga futbollistët shqiptarë që ka mbetur në garë është Myrto Uzuni me Austin, që ka mësuar emrin që i ka vënë përballë kalendari.

19 Tetor 2025, 22:45 Nga DOSJA
Uzuni vazhdon ëndërrën për trofe në Amerikë,

SHBA - Faza e rregullt e MLS ka përfunduar dhe tashmë të gjitha skuadrat që vazhdojnë më tej ëndrrën për titullin kampion, kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në turin tjetër. I vetmi nga futbollistët shqiptarë që ka mbetur në garë është Myrto Uzuni me Austin, që ka mësuar emrin që i ka vënë përballë kalendari.

Në fazën “play-off”, kundërshtari i parë për ekipin e Austin në Konferencën e Perëndimit në MLS, do të jetë Los Anxhelos FC, një ekip me shumë pretendime që ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë në renditje.

Në radhët e kësaj skuadre ka shkëlqyer Heung-min Son, koreani i cili dha lamtumirën Totenhemit gjatë verës për të nisur këtë aventurë të re. Ndaj për skuadrën e Uzunit nuk do të jetë e thjeshtë të vazhdojë më tej në një kampionat i cili ka një formulë shumë të pazakontë, pasi në këtë fazë kalon ekipi i cili ka bilancin më të mirë pas tre ndeshjeve të luajtura.

Uzuni e ka mbyllur sezonin e rregullt, të parin të tijin me fanellën e Austin, me 6 gola të shënuar dhe 2 asiste, në 27 ndeshje të luajtura me këtë skuadër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2025, 16:00

"Filmi" i ri i Hansi Flick-ut...

SPANJE - Hansi Flick nuk është i njëjti trajner që ishte sezonin e kaluar. Diplomacia e patëmetë me të cilën ai i p&eu...