Sport

VIDEO / Interi thyen rekordin e rrallë ndaj Romës!

Dominimi i zikaltrëve në “Stadio Olimpico” është bërë tashmë një zakon: 11-2 është golavarazhi në favor të Interit në këto pesë sfida të fundit kundër verdhekuqve në kryeqytet – një bilanc që flet vetë.

19 Tetor 2025, 18:49 Nga DOSJA
VIDEO / Interi thyen rekordin e rrallë ndaj Romës!

ITALI - Interi ka regjistruar një arritje historike në Serinë A, duke u bërë skuadra e parë ndonjëherë që fiton pesë ndeshje radhazi në transfertë ndaj Romës në kampionat. Dominimi i zikaltrëve në “Stadio Olimpico” është bërë tashmë një zakon: 11-2 është golavarazhi në favor të Interit në këto pesë sfida të fundit kundër verdhekuqve në kryeqytet – një bilanc që flet vetë.

Nën drejtimin e Cristian Chivu, Interi po shfaq një balancë perfekte mes disiplinës taktike dhe efikasitetit përpara portës. Çdo vizitë në “Olimpico” është kthyer në një demonstrim force, ku zikaltrit imponojnë ritmin dhe kontrollojnë rezultatin.

Kjo fitore jo vetëm që përforcon rekordin e Interit si skuadra më e fortë jashtë fushe në Serinë A, por edhe rëndon presionin mbi rivalët direkt për titullin kampion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2025, 16:00

"Filmi" i ri i Hansi Flick-ut...

SPANJE - Hansi Flick nuk është i njëjti trajner që ishte sezonin e kaluar. Diplomacia e patëmetë me të cilën ai i p&eu...