Sport

Skënderbeu kryeson pas 7 javësh Kategorinë e Parë, ndjek Laçi!

Pas kësaj jave, Skënderbeu kryeson me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13, ndërsa Iliria dhe Burreli ndajnë vendin e tretë me nga 11 pikë.

19 Tetor 2025, 18:43 Nga DOSJA
Skënderbeu kryeson pas 7 javësh Kategorinë e Parë, ndjek

KORCE - Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, ku Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-0, duke qëndruar në krye të renditjes. Laçi triumfoi 3-0 në fushën e Kukësit, ndërsa Burreli fitoi 2-1 në Fier ndaj Apolonisë.

Korabi mposhti Lushnjën 2-0, ndërsa ndeshjet Besa–Pogradeci dhe Kastrioti–Iliria përfunduan në barazim 1-1. Pas kësaj jave, Skënderbeu kryeson me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13, ndërsa Iliria dhe Burreli ndajnë vendin e tretë me nga 11 pikë.

Rezultatet e javës së 7-të:

Kukësi – Laçi 0-3

AF Luftëtari – Skënderbeu 0-1

Besa – Pogradeci 1-1

Kastrioti – Iliria 1-1

Korabi – Lushnja 2-0

Apolonia – Burreli 1-2

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2025, 16:00

"Filmi" i ri i Hansi Flick-ut...

SPANJE - Hansi Flick nuk është i njëjti trajner që ishte sezonin e kaluar. Diplomacia e patëmetë me të cilën ai i p&eu...