Sport

VIDEO / Pas grumbullimit të parë kuqezi, mesfushori shqiptar gjen golin me klubin e tij!

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në pjesën e parë, duke e çuar rezultatin në 4-2 në favor të ekipit të tij, i cili e mbylli pjesën e parë me avantazh.

19 Tetor 2025, 19:11 Nga DOSJA
VIDEO / Pas grumbullimit të parë kuqezi, mesfushori shqiptar gjen

KAZAKISTAN - Nazmi Gripshi është në një formë të shkëlqyer në kampionatin kazak, ku ka realizuar një tjetër gol për Astanën në përballjen ndaj Aktobes. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në pjesën e parë, duke e çuar rezultatin në 4-2 në favor të ekipit të tij, i cili e mbylli pjesën e parë me avantazh.

Gripshi konfirmoi edhe një herë aftësinë e tij si specialist i penalltive, duke realizuar saktë nga pika e bardhë. Ky ishte goli i 16-të për të në këtë edicion të kampionatit, një shifër që e vendos seriozisht në garë për “Këpucën e Artë” në Kazakistan. Përveç golave, ai numëron edhe 6 asiste në 25 javë të luajtura deri tani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by «Астана» | FC Astana (@fca.astana)

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, i cili e ftoi për herë të parë në Kombëtare gjatë muajit tetor. Gripshi bëri debutimin me fanellën kuqezi në pjesën e dytë të miqësores ndaj Jordanisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2025, 16:00

"Filmi" i ri i Hansi Flick-ut...

SPANJE - Hansi Flick nuk është i njëjti trajner që ishte sezonin e kaluar. Diplomacia e patëmetë me të cilën ai i p&eu...