Sport

VIDEO / Vora bën mrekullinë në Elbasan, Partizanin e ndihmon ish-i me autogol!

19 Tetor 2025, 19:16 Nga DOSJA
VIDEO / Vora bën mrekullinë në Elbasan, Partizanin e ndihmon

ELBASAN - Ka përfunduar ndeshja Elbasani – Vora me shifrat 1 - 2 për të besuarit e Arjan Bellait në ndeshjet e fundit të javës së 7-të të Abissnet Superiores. Në “letër”, Elbasani i Ivan Gvozdenovic u pa favoritë, por fusha tregoi të kundërtën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e “bardhë”. Por në 45 minutat e dyta ndodhi “show” i munguar. Fillimisht shënoi për vendasit Kristi Qose, duke hedhur idenë se vendasit ishin në rrugën e mbarë për të marrë 3 pikët.


Megjithatë ekipi i Bellait nuk dorëzua dhe arriti të reagojë shumë shpejtë duke u rikthyer në lojë për suksesin në këtë transfertë të vështirë. Daka barazoi në të 65 dhe hapi “llogaritë” e ndeshjes.


Ky gol i dha më tepër optimizën vorakëve të cilët kërkuan me ngulm ta fitonin këtë takim dhe të shfrytëzonin “trullosjen” e ekipit elbasanas. Falë këti ngulmimi në fundin e ndeshjes Karrica bëri të pllakoste heshtja në “Elbasan Arena”, duke i dhënë fitoren të tijëve.

Me këtë fitore Vora ngjitet në vendin e gjashtë me 10 pikë, 1 më pak se Elbasani që ndodhet përpara tyre. Ndërkohë Partizani rikthehet tek fitorja dhe këtë gjë e bën në Vlorë përballë Flamurtarit falë ishit të tyre që i ndihmojë me autogol.


Pas pjesës së parë të mbyllur në brazim pa gola në të dytën ëhtë pikërishtmbrojtësi i vlonjatëve që në një tentative për të larguar topin që hyrë në zone e devijoi në portën e tij. Ky mbeti goli i vetëm që i dha fitoren të kuqve tashmë nën drejtimn e trajnerit të ri Kërnaja. Flamurtari shënoi në fund por VAR-i ja anullon dhe gjithçka mbyllet me fitoren e Partizanit. Me këtë sukses të kuqt ngjiten në vendin e shtetë me 7 pikë duke zbritur Bylisin në zonën e ftohtë të play-off-it.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2025, 16:00

"Filmi" i ri i Hansi Flick-ut...

SPANJE - Hansi Flick nuk është i njëjti trajner që ishte sezonin e kaluar. Diplomacia e patëmetë me të cilën ai i p&eu...