Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në votim shkon mbi 31% deri në orën 15:00

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 31.16% e qytetarëve me të drejtë vote.

19 Tetor 2025, 17:38 Nga M.L
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në votim shkon
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT-  Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në 81 njësi administrative, përfshirë 80 komuna dhe qytetin e Shkupit. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 31.16% e qytetarëve me të drejtë vote.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00, kur pritet të mbyllen të gjitha qendrat e votimit. Menjëherë pas përfundimit të votimit, do të nisë numërimi i votave, i cili kryhet drejtpërdrejt në qendrat e votimit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin zgjedhor të vendit./ Dosja.al

zgjedhjet lokale ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll