Bota

Sulmi i SHBA ndaj anijes të Venezuelës, Trump: Ishte nder i madh për mua që e shkatërrova, 25 mijë amerikanë do të vdisnin nëse do ta lejoja të dilte në breg

Mediat e huaja shkruajnë se Inteligjenca amerikane konfirmoi se kjo anije ishte e ngarkuar kryesisht me Fentanyl dhe narkotikë të tjerë të paligjshëm.

19 Tetor 2025, 09:30 Nga E.d
Sulmi i SHBA ndaj anijes të Venezuelës, Trump: Ishte nder i madh
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka thënë se ishte nder i madh për të shkatërronte një anije, e cila po transpotonte drogë drejt Shteteve të Bashkuara. Mediat e huaja shkruajnë se Inteligjenca amerikane konfirmoi se kjo anije ishte e ngarkuar kryesisht me Fentanyl dhe narkotikë të tjerë të paligjshëm. Në bordin e anijes ndodheshin katër narkoterroristë të njohur. Dy nga terroristët u vranë. Trump ka thënë se të paktën 25,000 amerikanë do të vdisnin nëse do ta lejoja këtë nëndetëse të dilte në breg.
 
 "Ishte nder i madh për mua të shkatërroja një nëndetëse shumë të madhe që transportonte drogë që po lundronte drejt Shteteve të Bashkuara në një rrugë të njohur tranziti për trafikim narkotikësh", shkroi Trump të shtunën, së bashku me një video të sulmit.
 
Dy terroristët e mbijetuar po kthehen në vendet e tyre të origjinës, Ekuador dhe Kolumbi, për ndalim dhe ndjekje penale. Asnjë Forcë Amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Trump ka thënë se nën mbikëqyrjen e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tolerojnë narkoterroristët që trafikojnë drogë të paligjshme, nga toka apo deti. 
 
Ky ishte sulmi i gjashtë ajror i njohur kundër kontrabandistëve të dyshuar të drogës dhe hera e parë që është raportuar ndonjë i mbijetuar. Gjithsej 27 persona janë vrarë deri më tani në ofensivën e administratës Trump kundër asaj që ata e quajnë bandat e drogës venezueliane që transportojnë drogë nga Amerika Latine në SHBA. Këtë javë, Trump tha se autorizoi CIA-n të ndërmerrte veprime të fshehta në Venezuelë, ndërsa aludoi se sulme tokësore brenda Venezuelës mund të kryhen gjithashtu, raportoi Ëall Street Journal./Dosja.al

donald trump shba sulme

Sondazh

Poll