Bota

FOTO/ Ish-presidenti amerikan Joe Biden shfaqet publikisht për herë të parë që nga fillimi i radioterapisë për kancerin e prostatës

Ish-presidenti Biten mori pjesë në Meshën e mbrëmjes në Shën Jozefin në Brandyëine, kishën katolike romak, të cilën ai e ka frekuentuar për dekada të tëra.

19 Tetor 2025, 09:11 Nga E.d
FOTO/ Ish-presidenti amerikan Joe Biden shfaqet publikisht për herë
Joe Biden

SHBA- Joe Biden u shfaq në publik për herë të parë që nga fillimi i radioterapisë për kancerin e prostatës. Ish-presidenti Biten mori pjesë në Meshën e mbrëmjes në Shën Jozefin në Brandyëine, kishën katolike romak, të cilën ai e ka frekuentuar për dekada të tëra.
 
New York Post shkruan se Ish-presidenti 82-vjeçar u fotografua duke u larguar nga shërbesa njëorëshe, duke ecur ngadalë dhe duke u mbajtur pas një gruaje për mbështetje. Kjo shënoi daljen e tij të parë publike që kur u zbulua, se ai kishte filluar një kurë pesë-javore rrezatimi dhe terapie hormonale për kancerin e prostatës në fazën 4 që i është përhapur në kocka.
 
Zëdhënësit e ish-presidentit thanë se regjimi pritet të zgjasë rreth pesë javë. Mjekët e kanë përshkruar kancerin e tij si të gradës së lartë. Përveç kancerit të prostatës, ai i është nënshtruar dy herë procedurave për kancerin e lëkurës. Kirurgët i hoqën para një muaji lezione nga balli i tij, të cilat i  lanë një shenjë të dukshme.
 
Në vitin 2023, Presidenti  Biden hoqi gjithashtu një tumor kanceroz nga gjoksi. Mjeku i tij më parë tha se ato procedura të mëparshme ishin të suksesshme dhe nuk kërkonin ndërhyrje të mëtejshme. Shëndeti dhe mosha e Biden u bënë tema kryesore në debatet politike, gjatë vitit të tij të fundit në detyrë./Dosja.al

joe biden ish-president 82-vjeçar

Sondazh

Poll