Bota

Aksidentohet një autobus në Brazil, shkakton 17 të vdekur dhe shumë të plagosur

Nga ky aksident kanë humbur jetën 17 persona. 

19 Tetor 2025, 09:00 Nga E.d
Aksidentohet një autobus në Brazil, shkakton 17 të vdekur dhe
Foto ilustruse

BRAZIL- Një autobus pasagjerësh në Brazilin është përplasur në një argjinaturë rëre dhe është përmbysur. Nga ky aksident kanë humbur jetën 17 persona. The Guardian raporton se autobusi mbante rreth 30 pasagjerë, por numri i të plagosurve nuk është ennde i ditur. Mjeti u nis nga shteti i Bahias dhe u përplas në Saloa, një qytet në shtetin fqinj të Pernambucos.
 
Policia tha se shoferi humbi kontrollin e autobusit, kaloi në korsinë e kundërt dhe goditi shkëmbinjtë në anë të rrugës. Më pas ai u kthye në korsinë e duhur, por u përplas në një argjinaturë rëre, duke shkaktuar përmbysjen e mjetit.
Shkaku i aksidentit është nën hetim. Shoferi pësoi lëndime të lehta dhe testi rezultoi negativ për alkool, tha policia.
 
"Po e ndjek situatën me ekipin tim dhe mbaj zi të thellë për humbjen e jetëve, lëndimet dhe vuajtjet e të gjitha familjeve", tha Guvernatori i Bahias, Jeronimo Teixeira, tha në X.Ai shtoi se administrata e tij po mbështeste përpjekjet e shpëtimit dhe identifikimin e viktimave./Dosja.al

brazil aksident 30 pasagjerë

Sondazh

Poll