Bota

Hamasi mohon paralajmërimet e SHBA-së për shkelje të afërt të armëpushimit

Ditën e sotme Hamasi ka hedhur poshtë deklaratën nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së që citonte "informacion të besueshëm".

19 Tetor 2025, 13:20 Nga E.d
Hamasi mohon paralajmërimet e SHBA-së për shkelje të
Foto ilustruse

PALESTINË- Hamasi ka mohuar paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkeljen e afërt të armëpushimit. Ditën e sotme Hamasi ka hedhur poshtë deklaratën nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, i cili citonte "informacion të besueshëm". Kjo tregonte një shkelje të afërt nga lëvizja islamiste palestineze e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Mediat e huaja raportuan, se Hamasi tha se akuzat ishin të rreme. Departamenti i Shtetit ka informuar se kishte një informacion të besueshëm, i cili tregonte një shkelje të afërt të armëpushimit nga Hamasi kundër popullit të Gazës. Kjo duke theksuar se një veprim i tillë do të përbënte një shkelje të menjëhershme dhe serioze të marrëveshjes së armëpushimit./Dosja.al

armëpushim shba hamasi

Sondazh

Poll