Bota

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e qytetarëve në proces shkon në 20,17% deri në orën 13:00

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në orën 13:00 kishin ushtruar të drejtën e votës 20.17% e qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore.

19 Tetor 2025, 16:25 Nga M.L
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët votojnë për kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në gjithsej 81 njësi administrative, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në orën 13:00 kishin ushtruar të drejtën e votës 20.17% e qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00. Votimi po zhvillohet në 3,474 vendvotime, ku 1,832,415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë./ Dosja.al

 

zgjedhjet lokale ne maqedoni

Sondazh

Poll