Politike

Lufta ndaj krimit/ Balla flet për surpriza: Në ditët në vijim do ketë goditje të forta, pasurinë tonë e ka kontrolluar I

6 Shkurt 2020, 11:45 Nga DOSJA
Lufta ndaj krimit/ Balla flet për surpriza: Në ditët në

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste zgjodhi ta mbante larg Operacionin  Forca e Ligjit, kur gazetarja Esiona Konomi e pyeti se a justifikojnë pasurinë të gjithë anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “ILDKPI merr deklarimet dhe kryen verifikimet çdo vit, në mars është afati, verifikimet për politikanët bëhen nga ILDKPI”,-tha Balla.

Taulant Balla foli për punën e OFL dhe tha se në ditët në vijim, do të ketë surpriza përsa i përket, luftës kundër KCK, për të cilën u shpreh optimist, dhe tha se do të ketë goditje të forta. 

“Përgjigjjia është në Kushtetutë. Akti normativ miratohet ekzakt, siç ka ardhur. Duhet të kuptoni që grupi i PS e mbështetë tërësisht aktin normativ, propozuar nga qeveria e Ramës, dhe është një hap i rëndësishëm, i cili çdo ditë që kalon ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë, si dhe të partnerëve të rëndësishëm të Shqipërisë. Qoftë në takimin me Merkel, qoftë në takimin me Pompeo, kjo paketë jo vetëm është prezantuar, po ka gjetur mbështetjen e partnerëve. Kjo është një garanci më shumë për ta çuar luftën dhe goditjen kundër krimit të organizuar në një nivel të ri të paparë deri më tani në Shqipëri. Fakti që fokusi i kësaj goditje janë asetet e siguruara përmes veprimtarive kriminale, iu garantoj që ky aksion do të ketë sukses dhe prej tani e tutje askush nuk do t’i shpëtojë sitës së operacionit “Forca e Ligjit’. Akti normativ do të kalojë ashtu siç ka ardhur, sepse është domosdoshmëri, që i bën mirë Shqipërisë dhe rrugës evropiane. Më vjen keq që rikonstatoj një vetëvrasje politike të opozitës, që kundërshton këtë akt, pra një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Fokusi i ligjit është edhe asete, apo llogari bankare, apo pasuri të tjera, që mund të jenë ngritur, nën mbështetjen e personave të lidhur me terrorizmin. Skaneri i këtij operacioni do të vijojë po njëlloj. Mos u habisni kur në ditët në vijim të keni goditje apo skanim të çdo lloj pasurie, që mund të fsheh lidhje me terrorizmin”, tha Balla.

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, foli gjithashtu edhe për metodologjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe tha se, plani është “i besueshëm dhe dinamik”. 

“Në Këshillin Europian, diskutimi mes vendeve anëtare dhe pozicioni më i spikatur ishte Franca, nuk lidhej me cfare nuk kane arritur, sepse ne kete kendveshtri KE ka vleresuar qartë se i kanë përmbushur detyrat. Në tetor të viti të kaluar, pozicioni i vendeve anëtare kishte diskutime të ndryshime lidhur me shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Metodologjia e re është një zgjedhje tejet e mirë që u jep vendeve të Ballkanit, një plan të besueshëm e dinamik, sic theksoi edhe znj. Von der Leyen, por gjithashtu u rikonfirmua vlerësimi se në Këshillin Europian këto dy vende duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Metodologjia ka zgjidhur edhe divergjencat mes vendeve anëtare 2020 është shumë i rëndësishëm për rrugën e zgjerimit. Integrimi ynë lidhet edhe me axhendën e Kosovës, një qasje për të plotësuar gjithcka që duhet për të ecur në pozicionin e vendit kandidat për anëtarësim. Nuk dua ta fsheh kritikën nga ana e BE që lidhen me një moszbatim për heqjene e vizave të Kosovës. Edhe në PE kemi theksuar nevojën që BE të garantojë një plan, por është e pakuptimtë që në 2020 të ketë viza për Kosovën. Metodologjia e re është diskutuar prej javësh me autoritetet më të larta të qeverisë franceze. Mesazhi i Këshillit të shkuar, ishte Franca e cila kërkoi që KE të ndryshojë metodologjinë dhe nëse do të keni mundësi ta shfletoni, ka ndryshuar edhe formësimi i kapitujve për t’u negociuar. dhe ndaj sa kohë që metodologjia e re, ka marrë dakordësi të plotë, unë nuk besoj që ne Këshillin Europian, do të kemi qëndrim refraktar të ndonjë vendi të BE që lidhet me garantimin e procesit. Shqipëria e Maqedonia e Veriut në 2020 do të hapin negociatat për anëtarësim. “ -tha Balla.

Deklaratat e kryetarit të grupit u bënë nga Kryesia e Kuvendit, pas miratimit në Komisionin e Ligjeve të ndryshimeve të propozuara në ligjin për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren ofl ne terren taulant balla anti-kçk-ja zbret në terren ofl ne terren taulant balla

Sondazh

Poll