Politike

Vendimi për Sonila Bejtjan/ Marash Logu: Gjykata Kushtetuese u shndërrua në ‘Gjykatën e Partisë’

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Logu tha  se vendimi për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Bejtja, zhbën përfundimisht pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

16 Tetor 2025, 18:07 Nga E. D

Vendimi për Sonila Bejtjan/ Marash Logu: Gjykata Kushtetuese u

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares kushtetuese Sonila Bejtja. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Logu tha  se vendimi për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Bejtja, zhbën përfundimisht pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Logu tha se ky precedent zhvesh gjyqtarët kushtetues nga garancia e paprekshmërisë së mandatit të tyre. Kjo sipas tij vendos kontrollin e institucioneve të emërtesës mbi gjyqtarët kushtetues. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike tha në fund se Gjykata Kushtetuese me këtë veprim që bëri,  vrau pavarësinë e saj dhe u shëndërrua në Gjykatën e Partisë.

Reagimi i Logut:

Vendimi për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares kushtetuese Sonila Bejtja zhbën përfundimisht pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Precedenti i sotëm zhvesh gjyqtarët kushtetues nga garancia e paprekshmërisë së mandatit të tyre duke vendosur kontrollin e organeve të emërtesës ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarëve.

Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë do të vendosin për kohën që një gjyqtar do të qëndrojë në detyrë, duke iu dhënë kështu mundësinë të kontrollojnë edhe vendimmarrjet e tyre. Gjykata Kushtetuese vrau sot me duart e saj pavarësinë, paanshmërinë, integritetin dhe profesionalizmin, duke u shndërruar përfundimisht në Gjykatën e Partisë./Dosja.al

marash logu sonila bejtja pd

Sondazh

Poll