Politike

Mazhoranca voton kundër mocionit me debat për rezolutën ndaj genocidit serb në Kosovë

Socialistët hodhën poshtë kërkesën e opozitës, gjë që solli irritimin e këtyre të fundit gjatë votimit.

16 Tetor 2025, 17:12 Nga DOSJA
Mazhoranca voton kundër mocionit me debat për rezolutën ndaj
votimi

TIRANË- Mazhoranca në fund të seancës së sotme plenare votoi kundër propozimit të Partisë Demokratike, lidhur me mocionin me debat për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë.

Socialistët hodhën poshtë kërkesën e opozitës, gjë që solli irritimin e këtyre të fundit gjatë votimit. Mazhoranca votoi me 70 vota kundër

Votimet në Kuvend:

Raporti i veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024.

73 vota pro, 2  kunder, 0 abstenim

Raporti i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024.

73 vota pro

Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024.

73 vota pro, 1 kundër

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

73 vota pro, 9 kundër

Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”

73 vota pro, 1 kundër/Dosja.al

partisë demokratike partia socialiste

Sondazh

Poll