Politike

"Balla ngatërroi grup..."/ Bardhi: Ndërprerja e Kuvendit skenar, urdhëroi deputetët e PS të vinin për votim

Sipas Bardhit kjo u zbulua pasi Balla në vend që të shkruante  tek Grupi i PS,  ka shkruar te Grupi i Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. 

16 Tetor 2025, 17:20 Nga E.d

"Balla ngatërroi grup..."/ Bardhi: Ndërprerja e Kuvendit

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë se Taulant Balla ka urdhëruar të gjithë drejtuesit e institucioneve të tij të sjellin në sallë deputetët e PS-së. Sipas Bardhit kjo u zbulua pasi Balla në vend që të shkruante  tek Grupi i PS,  ka shkruar te Grupi i Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. 

Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi se kishte përgaditur më parë përjashtimin e opozitës nga seanca parlamentare. Bardhi tha se mazhoranca nuk dëshiron debat, për paratë që sipas tij i kanë vjedhur me inceneratorët  

Bardhi: Duan të kalojnë pa debat, pa pyetje dhe pa llogaridhënie raportimet e institucioneve të drejtësisë. Donin të vendosnin një standard të ri që nuk ka ndodhur kurrë, që institucione të vijnë dhe të raportojnë dhe deputet nuk kanë të drejtë të japim pyetjet që kanë për institucionet, ndaj dhe ne reaguam dhe do reagojmë gjithmonë.

Skenari i përjashtimit të opozitës nga seanca ishte ndërtuar shumë kohë më para se Niko Klouni të dilte ta shpallte në seancë. Gabimisht, Taulant Balla, në vend që të shkruante tek Grupi i PS, shkruan te Grupi i Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, dhe urdhëron të gjithë drejtuesit e institucioneve të veta, që të kujdesen për të sjellë në sallë deputetët e PS.

Sepse skenarit ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin. Nuk duan debat për paratë që i kanë vjedhur si një bandë kriminale me inceneratorët dhe duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec. Ta harrojnë se mund të na nënshtrojnë ne dhe të shkelin rregulloren. Ta marrë vesh bota që ky është Kuvendi i Shqipërisë, që synon të hyjë në BE./Dosja.al

gazmend bardhi taulant balla kuvend

Sondazh

Poll