Politike

“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘kritikon’ ashpër deputetët e opozitës: Noka mos përdor fjalor rruge, kujtohu se ku je

Gjatë fjalës së saj, Caushi i kërkoi deputetit Flamur Noka të respektojë rregulloren e Kuvendit e të mos përdor fjalor rruge.

16 Tetor 2025, 11:35 Nga M.L
“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja
Zegjine Caushi

TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi ka reaguar ashpër për sjelljen e deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës së saj, Caushi i kërkoi deputetit Flamur Noka të respektojë rregulloren e Kuvendit e të mos përdor fjalor rruge. Sipas Caushit, Noka duhet të kujtojë se ku ndodhet dhe postin që i kane dhënë qytatrët.

"Uaa sa të respektuar u çudita tani. I nderuar kryetar kjo sjellje që po ndodh këtu në këtë institucion kaq të lartë nuk duhet të tolerohet nga ana juaj. Dhe të dy këta parafolësit qe folën duhet të kërkojnë falje, ç’është kjo paçavure, nga e dëgjuat këtë fjalë? Ç’janë këto ofendime që përdor zoti Noka, je në institucioni këtu që të kanë votuar qytetarët, nuk je në atë fjalorin e rrugëve që je mësuar," tha Caushi.

zegjine caushi

Sondazh

Poll