Aktualitet

Nga Korça drejt Kosovës për 200 euro, arrestohet 25- vjeçari në Elbasan, makinën plot me sirianë

6 Shkurt 2020, 12:02 Nga DOSJA
Nga Korça drejt Kosovës për 200 euro, arrestohet 25-

Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25- vjeçar me iniciale K.Q, pasi po transportonte 4 sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. 25-vjeçari i transportonte sirianët   nga Korça drejt Kosovës kundrejt përfitmit 200 euro për secilin. Ai u ndalua në postbllokun e Policisë në Bradashesh, ku në mjetin tip ‘Toyota’ i ishin edhe katër sirianët e paligjshëm në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, kanë organizuar punën duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.Q., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, me automjetin tip “Toyota” po transportonte 4 shtetas sirianë, nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit 200 euro për secilin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25- vjeçari në elbasan transport sirianësh drejt kosovës arrestohet 25- vjeçari në elbasan transport sirianësh drejt kosovës

Sondazh

Poll