Aktualitet

“Dosja Babale”, lirohet nga burgu Fredi Alizoti që imitoi zërin e vëllait të Fatmir Xhafës

6 Shkurt 2020, 10:14 Nga DOSJA
“Dosja Babale”, lirohet nga burgu Fredi Alizoti që imitoi

TIRANË– Fredi Alizoti, kunati i Albert Veliut të njohur ndryshe si “Babalja” është liruar nga burgu. Gjykata e Tiranës  e ka dhënë vendimin ditën e sotme, gjatë seancës që u zhvillua me arsyetimin që Alizoti e ka kryer dënimin prej dy vitesh që ka marrë nga Gjykata Penale. Alizoti kaloi më shumë se një vit e gjysmë në paraburgim.

Fredi Alizoti u gjykua për dosjen “Babale” e cila është marrë në shqyrtim nga gjykata në 12 prill 2019.  Ai u dënua nga Gjykata Penale bashkë me të pandehurit e tjerë në dosjen “Babale”  , ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, me 2 vit bûrg . u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj burg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Ish-deputeti Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të remë, dhe e cilësoi gjyqin e tij si politik duke u shprehur se do ta apelonte vendimin.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’iu dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert veliu babalja denimi i ervin salianjit dosja babale lirohet fredi alizoti albert veliu babalja denimi i ervin salianjit dosja babale lirohet fredi alizoti

Sondazh

Poll