Aktualitet

Lihet në burg i dënuari me burgim përjetë në Greqi/ Punonte si polic privat, çudit me dëshminë e tij: Nuk e dija që ish

6 Shkurt 2020, 10:43 Nga DOSJA
Lihet në burg i dënuari me burgim përjetë në Greqi/

Vlorë- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 47-vjeçarin Bardhosh Mino (Lutaj),  i cili u arrestua  dy ditë më parë, pasi ishte i shpallur në kërkim për një sërë veprash kriminale. Burimet bëjnë me dije se seanca e sotme është  zhvilluar me dyer të mbyllura dhe se  Mino gjatë marrjes në pyetje ka shfaqur shenja nervozizmi, ku është shprehur se nuk dinte se ishte i shpallur në kërkim.  “Kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje jam edhe me fëmijë.”, është shprehur ai.

Por edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh ai punonte si polic privat. Mbi 47-vjeçarin rëndojnë akzuat vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje, grabitje, drogë dhe falsifikim, vepra penale këto të kryera në shtetin grek.

Disa vepra penale që 47-vjeçari ka kryer:

Mino në vitin 1998, në afërsi të Patras, grabiti dhunoi dhe vrau dy turistë anglez dhe për këtë u dënua nga gjykata e shkallës së parë  me burgim të përjetshëm. Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe një arratisje nga burgu i Greqisë në kohën kur vuante dënimin e dy turistëve anglezë. Ndërsa për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhosh mino lihet në burg bardhosh mino bardhosh mino lihet në burg bardhosh mino

Sondazh

Poll