Aktualitet

“Është kthyer shtëpia në vend drogaxhinjsh”, Lulzim Cuku tregon pse e vrau gruan, fjalët që i tha vjehrri dhe sendet q

6 Shkurt 2020, 10:42 Nga DOSJA
“Është kthyer shtëpia në vend drogaxhinjsh”,

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga dëshmia e Lulzim Cukut, i cili u la në burg me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi akuzohet se ka vrarë gruan e tij më thikë në zemër në sy të fëmijëve të mitur. Cuku është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike përpara gjyqtarit, ku mësohet se ka treguar se ka qenë vjehrri i tij, babai i të ndjerës Manjola, ai që i ka thënë se shtëpia i ishtë kthyer në një vend drogaxhinjsh. Më tej ai shton se ka parë edhe sende të çuditshme në banesë, që e kanë lënë të dyshonte se gruaja mund ta tradhëtonte.

Më tha vjehrri që shtëpia ishte kthyer në një vend drogaxhinjsh. Unë doja që Manjola të vinte në Greqi me mua, por ajo nuk pranoi. Në shtëpi kam gjetur edhe sende të çuditshmë që më kanë bërë të dyshoj për gruan,”- mësohet të jetë shprehur Cuku.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për Lulzim Cukun, i cili akuzohet se vrau gruan në sy të fëmijëve të tij të mitur, me thikë në zemër. Vendimi është dhënë gjatë seancës së ditës së sotme. Mësohet se autori ka shfaqur pendesë për krimin e kryer dhe se është parë në gjendje të rënduar psikologjike në sallë, saqë mezi i kthente përgjigje gjyqtarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh në Xhafzotaj të Durrësit. Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim cuku manjola cuku lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll