Aktualitet

OFL ‘ultimatum’ Suel Çelës në Elbasan dhe Plarent Dervishajt në Durrës: Keni 48 orë kohë për të provuar burimin e

6 Shkurt 2020, 10:33 Nga DOSJA
OFL ‘ultimatum’ Suel Çelës në Elbasan dhe

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit njofton se i ka dërguar formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Suel Çelën në Elbasan dhe Plarent Dervishaj, në Durrës. Të dy subjektet kanë vetëm 48 orë kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të Operacionit Forca e Ligjit, (lexo këtu formularin me pyetje), ku kërkohet sqarimi i burimit të pasurisë. Suel Çela dhe Plarent Dervishaj, sqaroi OFL kanë probleme me ligjin jashtë vendit, ku Dervishaj është nën hetim në Gjermani për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa Suel Çela, është i dënuar në Itali, për trafik droge.

Por kush janë dy të fortët për të cilët deri më tani kemi dëgjuar jo pak?

Plaurent Dervishaj, i shpëtoi për mrekulli një atentati që iu bë më 20 qershor 2019. Ai po udhëtonte me një makinë Range Rover, bashkë me Julian Meçajn dhe Bashkim Haxhijaj. Dervishaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i liruar nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, për vrasjen e Arsel Sotirit, Ilir Nelës, Agim Rexhepit, Dritan Sallakut dhe Dishës, arriti të shpëtonte nga “lufta” e plumbave. Gjatë kësaj përballjeje me armë zjarri, Bashkim Haxhiaj u kthye duke qëlluar me armë zjarri. Dervishaj, gjithashtu, është një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, më 1 nëntor 2019. 

Suel Çela doli i pafajshëm pasi tentoi të vriste policin në Elbasan

Subjekti Suel Çela është një person i pafajshëm për drejtësinë shqiptare, pasi prania e tij në makinën ‘Audi’ që qëlloi mbi policinë e Shtetit në shtator 2017 në Elbasan, nuk u provua. Për ngjarjen e rëndë u dënua Klement Xhaferri me 5 vite burg dhe Enea Bekteshi me 6. Prokuroria hoqi akuzën e vrasjes së policit, dhe gjykata rrëzoi edhe kërkesën për 7 vite burg. Policia e Shtetit, tha se provat ishin të pakundërshtueshme, dhe se Suel Çela bashkë me Xhaferrin dhe Bekteshin tentuan të vrasin punonjësit e Policisë së Shtetit.

“I kërkuari Marjus Lulaj (Suel Çela) më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës. Ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor” deklaronte Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, sot më datë 6 shkurt 2020, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. – S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek biznesmeni durrsak, Dashamir Gjoka, tek trafikanti i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe tek i afërmi i tij, Edliri. Ndërkohë që më herët, formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren ofl ne terren plarent dervishaj suel celaj anti-kçk-ja zbret në terren ofl ne terren plarent dervishaj suel celaj

Sondazh

Poll