Aktualitet

Shpërtheu me tritol makinën e të motrës, vëllai i efektives Buraku tenton të hakmerret, breshëri plumbash ndaj shkodranit

6 Shkurt 2020, 10:56 Nga DOSJA
Shpërtheu me tritol makinën e të motrës, vëllai i

Shkodër- Detaje të reja kanë dalë nga përplasja me armë zjarri në Shkodër, ku u plagos aksidentalisht 35-vjeçarja, Liljana Jeremija. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i shpalluri në kërkim, Mirsad Meta dyshohet se është personi i ka vënë tritolin makinës së  Ornela Burakut, efektives së Policisë në Durrës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kjo ka qenë aryesja që vëllai i efektive, Ension Burakun, së bashku me Argjend Rexhën dhe Rihad Xheladinin hapën zjarr ndaj Metës mbrëmjen e djeshme. Meta nga ana tjetër iu përgjigj me breshëri plumbash.

Më 26 janar iu vendos tritol  makinës së një efektives së Ornela Buraku në Durrës. Gjatë natës në oborrin e banesës pranë mjetit të saj u hodh lënda plasëse. Për ngjarjen efektivja Ornela Buraka u shpreh se nuk ka konflikte me njeri. Pista kryesore e hetimit për vendosjen e tritolit është për shkak të detyrës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mirsad meta ornela buraku te shtena me arme ne shkoder mirsad meta ornela buraku te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll