Aktualitet

Shkodra terrorizohet nga plumbat dhe tritoli/ Shefi i Krimeve ‘shfryn’ ndaj gazetarëve: M’u zhdukni prej këtu, ec.. (VID

6 Shkurt 2020, 09:47 Nga DOSJA
Shkodra terrorizohet nga plumbat dhe tritoli/ Shefi i Krimeve

Shkodër- Mbrëmjen e djeshme qyteti i Shkodrës u terrorizua nga breshëria e plumbave dhe nga shpërthimet me tritol, por Shefi i Krimeve, Arben Perndoj është besdisur nga gazetarët dhe kameramanët, të cilët kanë qenë të interesuar për informacione për ngjarjet.

Siç duket qartë edhe në videon e mëposhtme, të publikuar nga gazetari Bepin Kolvata, shefi flet me arrogancë ndaj gazetarëve, pasi shprehet se këta të fundit duhet të largohen nga vendi i ngjarjes, në zonën e pedonales,  ku pati breshëri plumbash.

“M’u zhdukni prej këtu, ec, m’u zhdukni të gjithë”,dëgjohet që t’u thojë Perndoj gazetarëve. Këta të fundit largohen nga vendi i ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme në pedonalen e Shkodrës, pati përplasje me armë mes dy grupeve , ku u plagos aksidentalisht, 35-vjeçarja, Liljana Jeremija. Policia për këtë ngjarje arrestoi 3 persona. Po kështu në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vu tritol banesës së ish-basketbollistit,  Nikolin Arrës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shefi i krimeve arben perndoj shefi i krimeve arben perndoj

Sondazh

Poll