Aktualitet

Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja/ Japin dëshminë sekretarja dhe nënpunësi gjyqësor: U afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë…Nuk kam gjë më ty!

Sekretarja ka deklaruar se autori, Elvis Shkambi ka qëlluar disa herë mbi Kalanë sapo është shpallur vendimi.

15 Tetor 2025, 16:52 Nga E.d
Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja/ Japin dëshminë sekretarja dhe
Astrit Kalaja

TIRANË - Sekretarja e Gjykatës Apelit ka dhënë dëshminë e saj, mbi ngjarjen e rënë ku humbi jetën gjyqtari i Apelit Astrit Kajala. Ajo ka shpjeguar dinamikën si ndodhi ngjarja. Sekretarja ka deklaruar se autori, Elvis Shkambi ka qëlluar disa herë mbi Kalanë sapo është shpallur vendimi. Ajo tregon se Shkambi i ka thënë se nuk do ta lëndonte atë, pasi nuk kishte punë më të, por me gjyqtarin.

“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”, ka deklaruar sekretarja e Apelit.

Edhe nënpunësi gjyqësor Bledar Panariti, të cilit autori Elvis Shkambi i ka dorëzuar armën menjëherë pasi ka kryer krimin. Në dëshminë e Panaritit thuhet se pas si kreu krimin e rëndë, Elvis Shkambi doli nga salla e gjyqit qetësisht dhe i dorëzoj armën nënpunësit. Panariti tha se pas të shtënave kishte dëgjuar ulërima, ndërsa autori po linte qetësisht sallën ku kreu krimin e rëndë.

“Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./Dosja.al

astrit kalaja elvis shkambi vrasje

Sondazh

Poll