Aktualitet

Fshihte në shtëpi 25 kligoramë kokainë dhe iu gjetën 22 mijë euro, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane gjeti në dhomën e gjumit pesë çanta shpine të mbushura me pako plastike transparente, të paketuara në vakum, që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej mbi 25 kilogramësh.

15 Tetor 2025, 16:27 Nga E.d
Fshihte në shtëpi 25 kligoramë kokainë dhe iu gjetën 22
Foto ilustruse

ITALI-  Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili kishte fshehur në shtëpinë e tij 25 kilogramë kokainë. Mediat italiane, shkruajë se 32-vjeçari shqiptar dyshohet se luan një rol kryesor në aktivitete të paligjshme në provincën Reggio Emilia. Policia italiane gjeti në dhomën e gjumit pesë çanta shpine të mbushura me pako plastike transparente, të paketuara në vakum, që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej mbi 25 kilogramësh.

Në kuzhinë oficerët zbuluan të gjitha materialet e nevojshme për të paketuar dhe peshuar dozat si 35 qese plastike transparente për paketim në vakum, një rrotull me fletë plastike transparente për paketim në vakum, një rrotull me celofan transparent dhe dy peshore elektronike, si dhe dy telefona celularë. Ata gjetën gjithashtu edhe 22,000 eurosh në një çantë laptopi. 32-vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë nga aitoritetet italiane, ndërkohë që pritet të përballet me drejtësinë italiane./Dosja.al

itali 22 mijë euro 25 kligoramë kokainë

Sondazh

Poll