Aktualitet

"Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga qesharake"/ Naftëtarët e Bankers Petroleum futen në grevë urie

Fillimit 200 punonjës kanë protestuar përpara zyrave të kompanisë dhe më pas Kryetari i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu njoftoi se 10 naftëtarë janë futur në grevë urie në një nga zyrat e sindikatës.

15 Tetor 2025, 15:27 Nga E. D
"Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga
pamje nga vendngjarja

FIER- Një protestë është zhvilluar para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë. Fillimit 200 punonjës kanë protestuar përpara zyrave të kompanisë dhe më pas Kryetari i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu njoftoi se 10 naftëtarë janë futur në grevë urie në një nga zyrat e sindikatës.

Gjithashtu bëhet me dije se grupet e naftës kanë bojkotuar punën. Sipas naftëtarëve nga kompania nuk është kryer asnjë rishikim apo rritje page prej 10 vitesh.

Sakaq, të enjten pritet që t’i bashkohen grevës edhe naftëtarë të tjerë, hap i ndërmarrë pasi kompania “Bankers Petroleum” nuk i ka marrë në konsideratë kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës./Dosja.al

“bankers petroleum”

Sondazh

Poll