Aktualitet

Akuzohet për organizimin e vrasjes së Edmir Bregut, GJKKO lë në burg Aldo Avdylajn

Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit revanshi të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si organizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës

15 Tetor 2025, 15:35 Nga E. D
Akuzohet për organizimin e vrasjes së Edmir Bregut, GJKKO lë
Aldo Avdylaj

TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Elidon alias Aldo Avdylajn i arrestuar një ditë më parë në Tiranë. Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit revanshi të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si organizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:

a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.

b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal./Dojsa.al

aldo avdylaj

Sondazh

Poll