Aktualitet

I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt! Vihet në pranga Dorjan Sherifi, person me rrezikshmëri të lartë

Blutë bëjnë me dije se 29-vjeçari përkrahu Avdylajn, duke i siguruar një banesë me qira në Tiranë, aty ku ky i fundit fshihej nga autoritetet. Gjatë arrestimit të Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt, policia i gjeti në banesë 1 armë zjarri pistoletë. 

15 Tetor 2025, 14:28 Nga M.L
I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo
Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka dhënë sot informacione në lidhje me lajmin e publikuar dje mbi arrestimin e Dorjan Sherifit, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli. Blutë bëjnë me dije se 29-vjeçari përkrahu Avdylajn, duke i siguruar një banesë me qira në Tiranë, aty ku ky i fundit fshihej nga autoritetet. Gjatë arrestimit të Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt, policia i gjeti në banesë 1 armë zjarri pistoletë. 

Mbi Avdylajn rëndojnë disa vepra penale; “vrasja me paramendim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Ghosts”, i zhvilluar dje, nga Forca Operacionale e DVP Durrës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Reparti “RENEA”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Identifikohet nga hetimet, dhe arrestohet në Shijak, shtetasi që përkrahu shtetasin Aldo Avdylaj duke i siguruar banesën me qira, në Tiranë, ku ky i fundit iu fshihej autoriteteve. Në këtë banesë, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të punës hetimore dhe operacionale të kryer në kuadër të operacionit “Ghosts”, nga strukturat hetimore të Policisë së Durrësit, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës kapën në Shijak, dhe vunë në pranga shtetasin D. Sh., 29 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga Aldo Avdylaj që është i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

poicia e durresit arrestimi i aldo avdylajt

Sondazh

Poll