Aktualitet

EMRI/ U arratis nga burgu në Greqi, arrestohet 27-vjeçari shqiptar i dënuar më parë për vjedhje

27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla ishte arratisur më 18 shtator nga burgu.

15 Tetor 2025, 16:02 Nga E.d
EMRI/ U arratis nga burgu në Greqi, arrestohet 27-vjeçari shqiptar i
Ylli Shkalla

GREQI – Një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu i Kasandrës në Halkidiki të Greqisë është arrestuar nga policia greke. 27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla ishte arratisur më 18 shtator nga burgu. Mediat greke shkruajnë se Shkalla u arrestua në një parking në autostradën Pathe, në drejtimi drejt Selanikut. Oficerët e policisë e gjetën brenda një makine, të cilën ia kishte vjedhur ish-pronarit të tij.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet një pistoletë dhe një telefon celular. Policia ka sekuestruar makinën e vjedhur dhe sendet, ndërsa ka dërguar Shkallën drejt ambjenteve të sigurisë. Ylli Shkalla ishte dënuar nga shteti grek me 7 vjet e 6 muaj burg për transportit të emigrantëve të paligjshëm. Ai rezulton i arrestuar edhe në Tiranë në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim./Dosja.al

greqi ylli shkalla vjedhje

Sondazh

Poll