Aktualitet

Rama bën ndryshime në qeveri/ Emërohen katër zv.ministra të rinj, shkarkohen tre të tjerë (EMRAT)

Vilma Premti është emëruar si zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elona Hoxha zv.ministër i Drejtësisë, Besjan Kadiu zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri zv.ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

15 Tetor 2025, 16:54 Nga E. D
Rama bën ndryshime në qeveri/ Emërohen katër zv.ministra
Këshilli i Ministrave

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të rinj në disa ministri, si dhe janë shkarkuar tre të tjerë. 

Vilma Premti është emëruar si zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elona Hoxha zv.ministër i Drejtësisë, Besjan Kadiu zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri zv.ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërsa janë shkarkuar nga detyra Silda Çepe, Ana Kapaj dhe Klajd Karameta. 

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve:

Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë./Dosja.al

këshilli i ministrave

Sondazh

Poll