Politike

Peleshi refuzon përfshirjen e opozitës mbi çështjen e mandateve të anëtarëve të GJK/ Bardhi: Vazhdon të firmosë “idiotësira shtetërore”

Përmes një deklara zyrtare Bardhi ka thënë se sipas Peleshit, përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm në seanca publike dhe meqenëse nuk ka seancë publike, nuk mund të ketë përfaqësues.

14 Tetor 2025, 17:04 Nga E.d

Peleshi refuzon përfshirjen e opozitës mbi çështjen e

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, se nuk po lejon opozitën të marrë pjesë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një deklarate në rrjetet sociale Bardhi ka thënë se sipas Peleshit, përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm në seanca publike.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues. Sipas Bardhit, Kryetari i Kuvendit firmos atë çfarë ai e quan “idiotësira shtetërore” pa e kuptuar për çfarë e hedh firmën.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Në ndryshim nga paraardhësit në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, që çështjet që janë në kompetencë të Kuvendit, në rastin konkret mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i kanë trajtuar si çështje të përbashkëta të të gjithë Kuvendit dhe që duhet të pasqyrojnë opinionin e të gjithë Kuvendit, Niko Peleshi vendos një standard të ri. Për Kryetarin e Kuvendit mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë çështje e partisë–shtet, ku opozita nuk mund të ketë rol as për të thënë fjalën e saj.

Shtuar kësaj, Kryetari i Kuvendit vazhdon të firmosë “idiotësira shtetërore”, pa kuptuar se për çfarë e hedh firmën dhe aq më pak për çfarë e përdor vulën e institucionit më të lartë të shtetit – Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm në seanca publike dhe meqenëse nuk ka seancë publike, nuk mund të ketë përfaqësues.

Dikush duhet t'i sqarojë apo për shkak të pozicionit të lartë publik që ka marrë përsipër ai vetë duhet të lexojë e kuptojë, që përfaqësimi në rastet kur Gjykata Kushtetutese ka vendosur seancë mbi bazën e dokumentave, realizohet përmes dërgimit të mendimit me shkrim. Niko Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues. Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele./Dosja.al

niko peleshi gazmend bardhi pd

Sondazh

Poll