Aktualitet

"Trafikimi i qenieve njerëzore është në nivel mesatar..."/ Dumani: Grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis 

Sipas tij grupet kanë komunikime të koduara dhe pastrojnë paratë përmes kriptovalutave. Gjithashtu kreu i SPAK theksoi se grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis në shtete si Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani Zvicër.

14 Tetor 2025, 16:37 Nga E. D
"Trafikimi i qenieve njerëzore është në nivel
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se trafikimi i narkotikëve dhe qenieve njerëzore mbetet në vlera të larta. Duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, Dumani janë goditur 16 grupe kriminale, ku 10 kanë përfunduar në Gjykatë. Sipas tij grupet kanë komunikime të koduara dhe pastrojnë paratë përmes kriptovalutave. Gjithashtu kreu i SPAK theksoi se grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis në shtete si Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani Zvicër.

“Prokurorët kanë marrë pjesë në 6094 seanca gjyqësore. Në 2024 janë dyfishuar numri i rekursve të shqyrtuara. Në rënie janë vendimet e pafajësisë. Në 2024 janë përfunduar raportet e pasurisë për 55 subjekte. Buxhetit ka ardhur duke u rritur duke përmbushur kapacitetet. Nga 51 për qind në 93 për qind duke treguar një administrim efikas të burimeve.

SPAK ka rreth 36 për qind punonjëse të gjinisë femërore ku mbahen nga gratë 28 poste drejtuese. Ka pasur rreth 128 kërkesa zyrtare për informacion dhe mbi 430 mijë vizita në faqen zyrtare. Ka pasur takime informues me gazetarët, dalje televizive dhe në rrjetet sociale. Në trajnime, janë ndjekur 38 trajnime brenda vendit dhe 20 jashtë Shqipërisë. Pastrimi i parave dhe grupet kriminale mbeten në shifra të larta.

Trafiku i narkotikëve ka ruajtur vlera të larta, megjithëse në 2024 ka një ulje të lehtë. Trafikimi i qenieve njerëzore është në nivel mesatar, por me potencial rritjeje. Grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis në shtete si Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani Zvicër. Sigurojnë blerjen e kokainës në vende Latine. Gjatë 2024 janë identifikuat 16 grupe prej të cilëve 10 janë në Gjykatë. Ata kanë komunikime të koduara dhe pastrim të parave përmes kriptovalutave," tha Altin Dumani./Dosja.al

altin dumani spak komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll