Aktualitet

"Rritje e bashkëpunimit me Eurojust"/ Raporti vjetor, Dumani: 10 zyrtarë të dënuar, 66.5 milionë euro pasuri të konfiskuara

Duke prezantuar raportin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se 33 zyrtarë janë proceduar, e 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

14 Tetor 2025, 16:25 Nga E. D
"Rritje e bashkëpunimit me Eurojust"/ Raporti vjetor, Dumani: 10
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se SPAK ka konfiskuar 66.5 milionë euro pasuri dhe theksoi se ka pasur rritje të bashkëpunimit me Eurojust. Duke prezantuar raportin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se 33 zyrtarë janë proceduar, e 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

“Krahasuar me vitin 2023, numri i çështjeve në hetim për trafik droge është rritur në masën 3.3 përqind. Kjo ka sjellë numrin e bashkëpunimit me Eurojust. Janë ekzekutuar 46 vendime gjykate. Janë hetuar 854 procedime penale. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 13 përqind te hetimeve.

Janë proceduar 33 zyrtarë të artë, 10 të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, në 2024 u regjistruan 9 çështje të reja. Sa i takon vlerës së pasurisë së konfiskuar, është 66.5 milionë euro. Prej totalit, 43.8 përqind janë pasuri të sekuestruar, dhe 56.2 përqind janë pasuri të konfiskuara. 45.8 përqind e zënë pasuritë e zyrtarëve”, tha Dumani./ Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll