Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë Arjan Kraja, 'heroi i Velipojës' që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë dhe ra 3 muaj në koma

Në një reagim publik, OSSH shprehet se Arjan Kraja ishte ndër punonjësit më të përkushtuar, i dalluar për profesionalizëm dhe integritet, por mbi të gjitha për mirësinë njerëzore që e karakterizonte në çdo moment.

14 Tetor 2025, 11:56 Nga M.L
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë Arjan Kraja, 'heroi
Arjan Kraja

SHKODËR- Pas tre muajsh luftë me jetën, ka ndërruar jetë Arjan Kraja, punonjës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH), i njohur për aktin e tij heroik në plazhin e Velipojës, ku shpëtoi dy fëmijë nga mbytja. Lajmi i ndarjes së tij ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe kolegët, të cilët e kujtojnë Arjanin si njeri të qetë, të ndershëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Në një reagim publik, OSSH shprehet se Arjan Kraja ishte ndër punonjësit më të përkushtuar, i dalluar për profesionalizëm dhe integritet, por mbi të gjitha për mirësinë njerëzore që e karakterizonte në çdo moment.

Ngjarja që i ndryshoi jetën ndodhi në korrik, në kulmin e sezonit turistik në Velipojë, kur Arjani, pa hezitim, u hodh në det për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin mes dallgëve. Fëmijët u shpëtuan, por vetë ai pësoi dëmtime të rënda, duke rënë në gjendje kome që zgjati tre muaj.

Përpjekjet e mjekëve dhe shpresa e familjes nuk mjaftuan që ai të rikthehej. Dje, “heroi i Velipojës” mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një kujtim të paharruar për guximin dhe humanizmin e tij./ Dosja.al

ossh arjan kraja

Sondazh

Poll