14 Tetor 2025, 11:42
Nga M.L
Ermir Ndreaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Ermir Ndreajt për ndryshimin e masës së sigurisë. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Bani, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg për biznesmenin e njohur.
Ndreaj, i arrestuar nga SPAK, akuzohet për trafikim të narkotikëve në sasi të mëdha, konkretisht rreth 6 tonë drogë që dyshohet se janë trafikuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në seancën gjyqësore, i pandehuri kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se vuante nga probleme shëndetësore, por kërkesa e tij nuk u pranua nga trupa gjykuese.
Ermir Ndreaj është i njohur për jetën e tij luksoze dhe aktivitetin në fushën e biznesit, si pronari i disa kompanive dhe restoranteve të luksit në Tiranë dhe qytete të tjera. Ai ka qenë gjithashtu pronar i “Cinco Cavalli”, një ndër klubet më të njohura të jetës së natës në kryeqytet.
Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë, po përballet me kërkesë për 20 vite burg nga drejtësia belge. Në pranga u vunë vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, dhe biznesmeni Ilir Lloshaj. SPAK e zbërtheu grupin kriminal në saj të komunikimeve në Sky Ecc dhe Encrochat. Ishte hetimi që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për grupin kriminal që kishte planifikuar atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja që çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën. Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe Hoxhosmani apo bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro./Dosja.al
ermir ndreaj
Aktualitet
14 Tetor 2025, 11:37
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Një 22-vjeçar u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në një kamping në Fin...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 11:10
I.A
Eria Ago
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg të dashurën e Safet Bajrit, Eria Agon, e cila ësht&e...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 11:10
I.A
Dervish Hasi
TIRANË- Mjeku Dervish Hasi është dënuar ditën e sotme me 15 muaj burg, pasi mori një 16-vjeçare si grua t...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 10:52
I.A
Armet
ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni 'Fast' i Policisë së Elbasanit, ku janë vënë në pranga 1...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 10:51
M.L
Foto ilustruese
ELBASAN- Një operacion i befasishëm i zhvilluar nga Policia e Elbasanit ka çuar në arrestimin në flagrancë ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 10:46
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Një i afërm i pronarit grek të kampingut të vrarë në Finikounda së bashku e mikun e tij shqiptar,...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 09:51
M.L
Pamje nga arrestimi
TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt, i shp...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 09:35
M.L
Aldo Avdylaj
TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme është i kërkuari nga drejtësia, Aldo Avdylaj. Opra...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 09:26
M.L
Aldo (alias Elidon) Avdylaj
TIRANA- Ka përfunduar pas pak ditësh arratia e Aldo (alias Elidon) Avdylajt, i shpallur në kërkim pas opera...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 09:10
M.L
Foto ilustruese
ELBASAN- Emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuad...